TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Llogari rrjedhëse

Menaxhimi i rrjedhës së parasë dhe likuiditetit me Llogari Rrjedhëse në TEB

Me të hapur një llogari rrjedhëse për biznese në TEB, ju e hapni derën e një game të gjerë të shërbimeve financiare të cilat do t’ju ndihmojnë në menaxhimin e rrjedhës së parasë dhe likuiditetit të biznesit tuaj.

Llogaria rrjedhëse në TEB i lehtëson të gjitha pagesat tuaja nga konsumatorët dhe ndaj furnizuesve në valutat EUR, USD, GBP dhe CHF – si dhe ne kemi shërbimin më të shpejtë për transfere ndërkombëtare në treg, kështu që jeni të sigurt se pagesa ndaj partnerëve tuaj të jashtëm është efikase.

Pagesat dhe pranimet e parave janë lehtë për t’u menaxhuar përmes deponimeve dhe tërheqjeve në degën tuaj lokale në TEB.
E-Banking i jonë për biznese ju mundëson që të keni qasje në llogarinë tuaj si dhe ta menaxhoni rrjedhën e parasë dhe pagesat 24/7.

Nëse ju zgjidhni ta organizoni rrjedhën e parasë përmes llogarisë suaj rrjedhëse për biznese në TEB, banka mund të ofrojë shërbim të ngjashëm të mbitërheqjes për t’ju ndihmuar në menaxhimin e likuiditetit. Ne poashtu do t’ju ofrojmë debit kartelë për biznese me VISA e cila mund të përdoret kudo në Kosovë dhe jashtë saj ku paraqitet shënjimi VISA.

Pse të mos shfrytëzohen shërbimet e plota tonat për biznese:

  • e-Banking
  • Rrjet të gjerë të degëve
  • Rrjet të shpërndarë të bankomatëve
  • Shërbime të shpejta dhe të besueshme të Qendrës së Thirrjeve në 038/230-000

Ne po ashtu posedojmë shërbime shtesë të llogarisë rrjedhëse të cilat do t’ju ndihmojnë në të bërit biznes në vijim:

  • Urdhërpagesat Automatike
  • Debitimi Direkt
  • SMS Banking
  • SMS Mbushje

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve për biznese nga TEB, pse të mos vizitoni një nga degët tona dhe t’i diskutoni nevojat tuaja me një zyrtar të bankës, telefononi në Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.


© TEB ShA