TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Financat tregtare

TEB SH. A. e kupton se biznesi ndërkombëtar në një botë të globalizuar është sfidë - suksesi kërkon njohuri të gjera profesionale dhe rrjet efektiv. TEB-i i ka të dyja.

Gjatë viti 2016, kemi vazhduar t’i përkrahim klientët tanë duke krijuar dhe përshtatur zgjidhje të financave tregtare për nevojat e tyre të biznesit. Për më tepër, kemi punuar vazhdimisht në zgjerimin e rrjeteve tona, forcimin e marrëdhënieve me bankat e tjera, dhe ngritjen e mëtejme të standardeve tona të larta të profesionalizmit dhe kompetencës. Përkrahur nga prania globale dhe ekspertiza në tregtinë ndërkombëtare e BNP Paribas dhe TEB A.Ş., ne vazhdimisht zgjerojmë mbulimin tonë gjeografik dhe gamën e produkteve tona.

Produktet e financave tregtare për operacionet e biznesit dokumentar përfshijnë letër kreditë e importit dhe eksportit, skontimin në letër kredi, garancitë vendore dhe ndërkombëtare, letër kreditë në pritje (stand-by) dhe arkëtimet. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2011 me programin e tregtisë së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC-së) na ka dhënë një mundësi të shkëlqyer dhe më shumë fleksibilitet për t’iu përgjigjur kërkesës në lidhje me letër kreditë e konfirmuara dhe kundër garancitë. Gjatë vitit raportues, gjithashtu kemi zgjeruar më tej marrëdhëniet tona me banka të reja korrespondente.

TEB SH. A. e ka mbajtur përkrahjen e vazhdueshme për klientët dhe synon të jetë gjithmonë partneri më i besueshëm dhe i preferuar i biznesit në Kosovë, duke vazhduar ta ndajë profesionalizmin dhe ekspertizën në produktet e financave tregtare me klientët tanë duke ofruar edhe zgjidhje inovative.

Ç‘ka më tutje?

Vitin e ardhshëm, do të vazhdojmë t’i mbështesim klientët tanë, duke ofruar një urë të sigurt për mundësi të reja. Profesionalizmi dhe ekspertiza do të jenë udhëzuesit tanë, sepse i shohim këto si elemente që të bëjnë të dallueshëm në një botë që lëviz me shpejtësi. Në vitin 2017, gjithashtu synojmë të shtojmë produkte të reja të tregtisë ndërkombëtare në gamën tonë të produkteve.

Financat tregtare

Financat tregtare

Letër garancionet

Kurdo që lidhni kontrata afariste që kërkojnë garancione për përmbushjen e detyrimeve tuaja, ne do të jemi të kënaqur për ta diskutuar opsionin e Letërgarancisë.

Më shumë

Letër kreditë

Biznesi ndërkombëtar krijon shumë mundësi por që mund të jenë sfiduese. Ju duhet t’i dini dhe kuptoni kushtet dhe afatet e transaksionit dhe se si mund t’i mbroni interesat tuaja financiare.

Më shumë

Arkëtimi i dokumentave

Grumbullimi Dokumentar është një tjetër opsion për ta organizuar biznesin me partnerët ndërkombëtarë dhe, krahasuar me instrumentet e tjera të biznesit dokumentar, është më e lehtë pasi që ky nuk kërkon ndonjë procedurë aplikimi për importuesin.

Më shumë

© TEB ShA