TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Kredi me këste

Huazimi i përshtatur për t'ju ndihmuar që të shënoni rritje

Një nga cilësitë e rëndësishme të bizneseve është se ata vazhdimisht synojnë rritje të biznesit. Kurse një nga cilësitë e rëndësishme të TEB-it është se ne vazhdimisht kërkojmë mënyra për ta mbështetur atë rritje. Kredia e jonë me këste është vetëm një nga ato mënyra.

Në qoftë se ju investoni në objekte afariste, zgjeroni kapacitetin afarist përmes blerjes së makinerisë ose automjeteve, ose paraqitni një linjë të re të produktit, TEB-i është partneri i juaj potencial për rritje.

Synimi ynë është që t’ju ndihmojmë të realizoni investime thelbësore, kështu që ne ju ofrojmë kredi me këste për biznese për kapital punues deri në 36 muaj dhe kredi me këste për investime deri në 84 muaj. Për më tepër, ju mund ta shfrytëzoni fleksibilitetin që ne ju ofrojmë për shlyerje ashtu që këstet mujore mund t’i përshtaten rrjedhës së parasë së biznesit tuaj. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat që TEB-i sjellë ndryshim dhe krijon përfitime për biznese.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve për biznese nga TEB, pse të mos vizitoni një nga degët tona dhe t’i diskutoni nevojat tuaja me një zyrtar të bankës, telefononi në Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000 ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.


© TEB ShA