TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Bankingu per korporata

Departamenti i Korporatave beson se angazhimi i Bankës ndaj marrëveshjeve etike të korporatës gjatë zhvillimit të biznesit të saj ka qenë një element i rëndësishëm i suksesit të saj në përfitimin e klientëve të rinj. Ky angazhim vlen për marrëveshjet me punonjësit e saj, aksionarët, klientët dhe komunitetin. Qëllimi është promovimi i suksesit afatgjatë të bankës dhe sigurimi i aftësisë konkurruese të qëndrueshme të saj. Standardet e larta të shërbimit ndaj klientëve tanë, të shoqëruara me produktet dhe shërbimet e reja do të na bëjnë neve një nga bankat udhëheqëse në vend, duke fituar një gamë të gjerë të klientëve - nga individë deri te klientët korporata.

Strategjia jonë ka për qëllim forcimin e marrëdhënies sonë - respektivisht të jemi të fokusuar në klientin. Zgjerimi gjeografik, duke hapur degë të reja, dhe roli në rritje i degëve është pjesë e strategjisë sonë në arritjen e vizionit tonë.

Rol të rëndësishëm në promovimin e imazhit të bankave ka marketingu ynë, ku imazhi i punonjësit luan rol jetik. Ofrimi i shërbimeve bankare duke u bazuar në marrëdhënie me klientë nga portfoliot tona është faktori kryesor ku ne besojmë se banka jonë mund të veçohet nga të tjerët.
Siç u përmend më parë, TEB Sh.A. ka tre segmente kryesore të klientëve - ku në bazë të kësaj, banka ka bërë edhe segmentimin në degë dhe zyrën qendrore. Në mesin e këtyre departamenteve ka sinergji, dhe bashkëpunimi luan rol të rëndësishëm n ë mënyrë që banka të operojë si një e vetme.
Diferencimi i produkteve - ofrimi i produkteve të reja dhe i zgjidhjeve për segmentet e synuara të tregut është në përputhje me strategjinë tonë.
Gjatë ofrimit të shërbimeve për klientët tanë, menaxhimi i rrezikut luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë sonë të kredive.


© TEB ShA