TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


20/04/2018

Zhvillime shtesë në sistemin e pagesave me kartela

Banka TEB Sh.A. në kuadër të ofrimit sa më të avancuar produkteve për klientët e vet është duke zhvilluar rrjetin e saj në mënyrë të vazhdueshme të pagesave me kartela.




Banka TEB Sh.A. është lider i biznesit të kartelave bankare në Kosovë dhe kjo shton përgjegjësinë për të vazhduar me ofrimin e kushteve sa më të mira për përdoruesit e tyre në drejtim të rritjes së kapaciteteve dhe implementimin e mundësive të reja të pagesave me kartela bankare.
Në këtë vazhdimësi jemi duke shtuar edhe kapacitetet e shërbimeve teknologjike me kartela bankare dhe për këtë në data e orë të ndryshme dot kemi angazhime shtesë duke shpresuar edhe në mirëkuptimin e juaj.
Për këtë arsye kemi zgjedhur që testimet e domosdoshme ti bëjmë në kohën kur ka më së paku angazhim të pagesave me kartela, prandaj më 22 prill prej orës 1:30 deri 3:00, si dhe në datat 5 maj (prej ores 1:30 deri 5:00), 6 maj (1:30 deri 5:00) dhe 9 maj (prej orës 1:30 deri 5:00 të mëngjesit) do të kemi intervenime teknologjike me qëllim të rritjes së kapaciteteve në përdorimin e kredit kartelave në të gjitha mënyrat e pagesave (POS terminale, ATM, pagesa online, e-banking).
Gjatë kësaj kohe klient i nderuar mund të keni vështirësi të kryeni shërbime të pagesave me kartela, shpresojmë në mirëkuptimin e juaj.
Banka TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar në ofrimin e mundësive sa më të avancuara të pagesave me kartela bankare për klientët e saj.
TEB Bankë për një botë në lëvizje


© TEB ShA