TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


29/09/2017

U mbajt seminari “Gratë në Biznes” në Pejë

Banka TEB dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë organizuar Seminarin Gratë në Biznes më 28 Shtator në Pejë.




TEB Sh.A dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vazhdojnë me serinë e shërbimeve jo financiare për gratë ndërmarrëse, ndërsa këtë herë kanë qenë përfituese gratë ndërmarrëse nga qyteti i Pejës dhe rrethina, në organizimin e bërë në Kolegjin Dukagjini. 
Në pjesen e parë të seminarit u prezantua programi: Analiza e biznesit nëpërmjet “Lente për Biznesin“, në mënyrë që ndërmarrëset ti identifikojnë pikat e forta të biznesit dhe më e rëndësishmja mundësitë për zhvillim.

Pjesa e dytë e seminarit ishte me temën: Këshilla për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Strukurat Funksionale të një Biznesi, nga Butrint Batalli (INOVA Consulting).
Qellimi i seminarit sikur edhe i të tjerëve të këtij organizimi, në koordinim me BERZH, është t’ju ofrojë grave në biznes mundësi të vlefshme për të zgjeruar rrjetin e kontakteve, për t’u takuar me gra të tjera që menaxhojnë biznese në Kosovë dhe për të ndarë së bashku përvojat e njohuritë.
Seria e seminarëve “Gratë në biznes”, vazhdon më 11 tetor në qytetin e Gjakovës.


© TEB ShA