TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


03/10/2017

U mbajt Akademia e biznesit VIII e TEB Sh.A.

Pronar dhe menaxher të kompanive të ndryshme nga qyteti i Ferizajt dhe rajoni kanë përfituar nga shërbimet jo financiare të organizuara nga Banka TEB Sh.A.




“Akademia e Biznesit VIII” këtë herë ka mbledhur biznese lokale të qytetit dhe rajonit të Ferizajt në restorant, Freskia. Ligjërues ndërkombëtar kanë sjellur konsulta dhe eksperienca të ligjërimit për pronar dhe menaxher biznesesh.
Pjesa e parë e Akademisë ka konsistuar me ligjerata të përgjithshme nga konsulent ndërkombëtar, ndërsa ajo e dyta ka qenë e ndarë në dy punëtori.
“Akademia e Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.

Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar.
Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.
Pas Pejës, Prishtinës e Gjakovës, kjo është hera e katërtë për këtë vit që Banka TEB ofroi shërbimin e Akademisë së biznesit për klientët e saj.
TEB Sh.A. Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA