TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


03/08/2017

TEB sjell “Akademinë e Biznesit VII” në Gjakovë

Më 16 gusht 2017, Banka TEB Sh.A do të organizojë “Akademinë e Biznesit VII” në Gjakovë për bizneset vendore.




“Akademia e Biznesit VII” e organizuar nga Banka TEB SH.A. pritet të mbedh biznese lokale të qytetit dhe rajonit të Gjakovës.

Akademia me ligjërues të huaj dhe e asistuar me dy punëtori të ndara i dedikohet klientëve të bankës. Aktiviteti fillon në orën 09:30 në Hotel Happy në Gjakovë.

“Akademia e Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.

Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar.

Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.

Pas Pejës dhe Prishtinës, kjo është hera e tretë për këtë vit që Banka TEB ofron shërbimin e Akademisë së biznesit pëtr klientët e saj.

Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në degën e TEB Bankës në Gjakovë ose edhe nëpërmjet rrjetit social në internet, Facebook (https://www.facebook.com/BankaTEB/).

TEB Sh.A. Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA