TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


31/08/2016

TEB Sh.A. sponsor i përfaqësueses së Kosovës në futboll

Pas basketbollit, drejtuesit e TEB Sh.A. sponsorizojnë edhe përfaqësuesen e Kosovës në futboll, duke nënshkruar kontratë me drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës.




Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të hënën më 5 shtator do të zhvillohjë ndeshjen e parë kualifikuese për botërori, Rusia 2018, ndërsa sot ka marr një përkrahje të rëndësishme nga TEB Sh.A. e cila për dy vite të ardhshme do të jetë sponsor i saj.
Banka TEB si institucion me qëllim avancimin e jetës së qytetarëve të Kosovës në çdo fushë, me krenari që ka mundësi të kontribuojë në sport.
Në një fjalë rasti drejtori menaxhues Ayhan Albeyoglu me kënaqësinë më të madhe tha që është shumë i lumtur që tani edhe Kosova ka mundësinë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare të futbollit.
“Pas njohjes së Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA një prej qëllimeve tona kyçe ka qenë përkrahja e ekipit përfaqësues. Ne poashtu jemi edhe sponsor të Kombëtares së Basketbollit e cila garon aktualisht në garat europiane dhe asaj i urojmë sukses në ndeshjen e sontme me Slloveninë”.
“Jam krenar që banka TEB është sponsor i Kombëtareve të Kosovës”, tha ai.

Kryetari i Federatës të Futbollit në Kosovë (FFK), Fadil Vokrri shprehu falenderimet e tij ndaj bankës TEB për kontributin e vazhdueshëm ndaj sportit kosovar.
“Dua të faleminderoj bankën TEB për përkrahjen që i ka dhënë sportit të Kosovës në vazhdimësi. Ju premtojmë se nuk do të ju zhgënjejmë as juve e as popullin tonë në përfaqësimet ndërkombëtare”.
Duke besuar në vlerat që sjell sporti, banka TEB me krenari mbështet gjeneratat e reja të Kosovës që janë aktive në sport.
TEB- Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA