TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


20/11/2017

TEB Sh.A. pjesë e Samitit botëror të organizuar nga Global Banking Alliance for Women (GBA)

Në kuadër të angazhimeve për fuqizimin ekonomik të gruas, TEB Sh.A. mori pjesë në Samitin Botëror të organizuar nga Global Banking Alliance for Women (GBA) të mbajtuir në Londër.




Në kuadër të këtij samiti, në cilësinë e nikoqirit, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizoi “Master Class” panelin, ku institucione të ndryshme financiare prezantuan dhe diskutuan sukseset dhe sfidat e programeve të tyre për gratë në biznes.

Në mesin e panelistëve ishte edhe zëvendës drejtori ekzekutiv i Bankës TEB Sh.A., Dren Krypa, i cili elaboroi përmbajtjen dhe komponentët e “Programit për Ndërmarrësi të Grave” të bankës.

Në këtë prezantim u theksua konteksti ekonomik dhe social i grave në biznes në Kosovë si dhe faktorët të cilët kontribuan në themelimin e programit. Gjithashtu, theks të veçantë patën edhe elementet unike të programit siç janë: financimi i bizneseve Start-Up, ofrimi i shërbimeve jo-financiare dhe rëndësia e ekosistemit në zhvillimin e tregut. Diskutimet në panel i vazhduan përfaqësues nga institucione dhe tregje të ndryshme financiare siç janë Gjeorgjia, Kazakistani dhe Turqia të cilët prezantuan praktikat, perspektivat dhe sfidat e grave ndërmarrëse në vendet e tyre. Ky samit bëri së bashku rreth 200 pjesëmarrës nga 50 vende dhe më shumë se 60 organizata.

Përfundimi kryesor i panelit ishte që gratë në biznes përfaqësojnë një grupim ekonomik në rritje që nëpërmjet iniciativave të tyre sjellin risi dhe frymë të re në praktikat e të bërit biznes. Këto iniciativa kontribuojnë në zhvillim ekonomik dhe nxisin ekuilibër më të madh social. Në këtë drejtim banka TEB mbetet e përkushtuar në synimet e saj për të vazhduar zhvillimin e programit dhe krijimin e një grupimi bankar të qëndrueshëm.


© TEB ShA