TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


10/09/2016

TEB Sh.A. në përkrahje të ndërmarrësve të rinj të Kosovës

Banka TEB SH.A sponzoroi Ye! Kosovo Boost Programin e ndërmarrësve të ri për ide inovative.




Në kuadër të bashkëpunimit me Ye! Kosovo Boost Program, sot në lokalet e ICK (Qendra e inovacionit të Kosovës), u mbajt Pitching Event dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për idetë më innovative të ndërmarrësisë.
Në këtë event, 8 ndërmarrës të rinj prezantuan idetë e tyre të biznesit para panelit, prej të cilave u përzgjedhen 3 idetë më innovative dhe TEB Sh. A. sponzoroi shpërblimet për fituesit e tri vëndeve të para.

Vendi i parë u fitua nga Mrina Godanca (Architecture for Humans), e cila nga Banka TEB Sh.A. mori çmimin kryesor çekun prej 1,500 euro, çmim ky që u prezantua nga Zëvendës Drejtori Gjeneral i TEB Sh.A., Orcun Ozdemir, vendi i parë po ashtu mori edhe cmimin “Ndërmarrësi i Ri i Vitit” nga KIESA.
Vendin e dytë e zuri, Mendim Avdyli (Sumthesun), ndërsa vendi i tretë i takoj, Lum Kryeziut (Spartments) të dy këta u shpërblyen nga banka TEB SH.A me realizimin e ideve të tyre me kredi me 0% interes.

Ky event u organizua nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), u përkrahë nga EFSE Qendra për Zhvillim (EFSE DF) dhe Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK).
Banka TEB Sh.A.  synon të nxisë dhe promovojë ndërmarrësinë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik të përgjithshëm në Kosovë.


© TEB ShA