TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


15/11/2016

TEB Sh.A. në përkrahje të femrave ndërmarrëse

U mbajt eventi “Gratë Ndërmarrëse në Kosovë” i organizuar nga Shoqata Afariste e Gruas (SHE-ERA) në bashkëpunim me Qendrën Inovative të Kosovës (ICK) dhe Forumin Ekonomik të Grave (FEG). Ky event u mbështet nga banka TEB Sh. A., PPSE/SwissContact dhe Instituti Riinvest.




Në këtë event moren pjesë Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ambasadori i Norvegjise Per Strand Sjaastad, Sigrid Meyer – Swisscontact/PFSP dhe Orcun Ozdemir zëvendës Drejtor Gjeneral i bankes TEB Sh.A.
Paneli diskutoi për programet e suksesshme në mbështetjen e grave ndërmarrëse - skemat e granteve, kredit dhe programe për të mbështetur gratë në biznes.

Po ashtu, u prezantuan storiet e suksesit nga gratë ndërmarrese të suksesshme të cilat diskutuan për vështërsitë dhe problemet që kane hasur dhe mënyrat e tejkalimit të sfidave.
Ky aktivitet ishte pjesë e organizimit të “Javës globale të ndërmarrësisë” në Kosovë.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA