TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


24/06/2016

TEB Sh.A. në partneritet me Ye! përkrah ndërmarrësit e rinjë të Kosovës

Banka TEB Sh.A. lajmëron bashkëpunimin me Ye! Kosovo Boost Program.




“Ye! Kosovo Boost Program” është një program hibrid online dhe offline për ndërmarrësit. Programi përmban trajnime, mbikqyrje dhe mundësi të financimit për ndëmarrësit e rinjë të moshës prej 16 deri 30 vjeçar.
Programi është përkrahur nga EFSE Qendra për Zhvillim (EFSE DF), Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve ne Kosovë (KIESA).
Programi përbëhet nga një serie e aktiviteteve – një Startup video garë, tri ditë të punëtorisë dhe trajnimit, Pitching Event, seminare online dhe trajnime nga ekspertë të biznesit kosovar dhe ndërkombëtar.
Po ashtu, programi ka për qëllim identifikimin dhe përhapjen e bizneseve innovative të rinisë kosovare nëpërmjet rrjetit global Ye!
TEB Sh.A. do të jetë partner i Ye! duke ofruar përkahje për ekipet pjesëmarrëse, sponsorim në para të gatshme në vlerë prej 1,500 euro dhe duke ofruar kredi pa interes për ekipet fituese. Për më shumë TEB Sh.A. do të marrë pjesë në panel dhe pitch eventin final për të përzgjedhur fituesit.
Ky bashkëpunim shënon përkrahjen e mëtutjeshme të bankës për ndërmarrësit e rinjë dhe bizneset e vogla e të mesme në Kosovë, ndërsa ndër iniciativat e saj është edhe përkrahja e ndërmarrësisë së femrave.
Ye! Boost Program është i hapur për aplikim. Ndërmarrësit e rinjë mund të aplikojnë në faqen e internetit të Ye! Community duke dërguar një video të shkurtër të prezantimit të idesë së biznesit në:
http://yecommunity.com/en/contest/ye-startup-video-competition-kosovo.
Për më shumë informata për Ye! Kosovo Boost Program, ju lutem vizitoni këtu.


© TEB ShA