TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


22/12/2017

TEB Sh.A. ndër tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë

Banka TEB Sh.A. është shpallur ndër 15 tatimpaguesit më të mëdhenj nga Oda Ekonomike e Kosovës.




Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në 55 vjetorin e themelimit të saj, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, kanë shpallur 15 tatimpaguesit më të mirë për vitin 2017 si dhe 20 eksportuesit më të mirë kosovarë.
Përveç bizneseve të ftuar në këtë ceremoni, ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri dhe Bahri Berisha, drejtori i Doganës së Kosovës.
TEB Sh.A. figuron e vetme ndër të gjitha bankat vendore në mesin e tatimpaguesve më të mëdhenj të shpallur nga OEK.
Ky është një vlerësim i nxjerr edhe nga raportet e institucioneve ndërkombëtare si FMN (përkrahëse dhe mbikëqyrëse e vazhdueshme e ATK-se), Banka Botërore (Raporti i të bërit biznes), KE (raportet periodike dhe studimet per Informalitetin ne Kosovë) GIZ (Studimi: Transparenca, Efikasiteti, Orientimi drejt Shërbimit dhe Korrektësia e ATK-së).
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA