TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


27/07/2017

TEB Sh.A. ka hapur degën e re në Ferizaj

Drejtuesit e Bankës TEB Sh.A. kanë përuruar fillimin e punës së degës së re në qytetin e Ferizajt, duke vazhduar zgjerimin me pika të reja në shërbim të klientëve.




Qytetarët e Ferizajt do të kenë mundësi të marrin shërbime në degën e re të Bankës TEB, e cila është hapur në rrugën Vëllezërit Gërvalla dhe ka filluar punën zyrtarisht të mërkurën (26.07.2017).
Hapjen zyrtare të degës e bëri kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe Menaxheri i degës së Ferizajt, Adnan Ibrahimi në prezencë të mediave dhe klientëve të bankës.
Klientët mund të kryejnë shërbimet 24 orë në ditë përmes ATM terminalit në brendi të degës duke iu mundësuar tërheqjen dhe deponimin e parave, gjithashtu do të kenë mundësi të qasjes në shërbimet online përmes kanaleve alternative si E-banking dhe TebMobile.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA