TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


29/06/2018

TEB Sh.A. hapi degën e re në Viti

Drejtuesit e Bankës TEB Sh.A. kanë përuruar fillimin e punës së degës së re në Viti, duke vazhduar zgjerimin me pika të reja në shërbim të klientëve.




Banorët e Vitisë dhe rrethinës do të kenë mundësi të marrin shërbime në degën e re të Bankës TEB Sh.A..
Hapjen zyrtare të degës e bëri kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori menazhues i Bankës TEB Sh.A., Orcun Ozdemir.
Klientët tani mund të kryejnë shërbime të plota në degën e re për kërkesat bankare individuale dhe biznesore.

Në shërbim te vitiasve për 24 orë në ditë është edhe ATM terminali duke mundësuar tërheqjen dhe deponimin e parave, gjithashtu ata do të kenë mundësi të qasjes në shërbimet online përmes kanaleve alternative si E-banking dhe TebMobile.
Dega e Vitisë është dega e tretë e re që e ka hapur Banka TEB brenda një viti, pas asaj në Ferizaj dhe në Rrugën B në Prishtinë.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA