TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


05/10/2015

TEB SH.A promovon ndërrmarësinë dhe iniciativat Start Up si mundësi e zhvillimit personal dhe ekonom

TEB SH.A vlerëson maksimalisht ndërrmarësit në veçanti dhe ndërrmarësinë si koncept pasi që I percepton si krijues të vlerave të reja të cilat kanë efekte të shumëfishta pozitive për komunitetin.




Prishtina, Kosova – TEB SH.A vlerëson maksimalisht ndërrmarësit në veçanti dhe ndërrmarësinë si koncept pasi që I percepton si krijues të vlerave të reja të cilat kanë efekte të shumëfishta pozitive për komunitetin. Duke u bazuar në këtë këndvështrim, banka synon të promovojë aktivitetin e ndërrmarësisë si rrugë atraktive për zhvillimin e karrierës dhe të inkurajojë individët të cilët kanë potencial të angazhohen në këtë drejtim.

Në këtë mënyrë, para 9 muajve banka hyri në bashkëpunim me Innovation Centre Kosova – ICK dhe filloi mentorimin e 7 ndërrmarësve inovativ me qëllim që ti zhvillojë dhe adaptojë biznes planet e tyre sipas nevojave të investuesve. Iniciativa e njejtë u aplikua edhe në qytetin e Gjakovës ku në bashkëpunim me Gjakova Innovation Centre u trajnuan dhe u inkorporuan në program 5 ndërrmarës shtesë.

Si pjesë e kësaj programe zhvillimore, banka ka punuar intenzivisht në të dy pjesët e eko-sistemit: anën e kërkesës dhe anën e ofertës. Në anën e kërkesës banka është angazhuar për stimulimin e ndërrmarësisë duke ofruar mentorim të kualitetit të lartë kurse në anën e ofertës ka promovuar programën tek investuesit potencial në Kosovë dhe në qendra të rëndësishme të diasporës si ajo në Zvicër dhe në Gjermani. Kjo qasje sinjalizon intencën e bankës për themelimin e një shoqërie të investuesve e cila do të shërbejë si gurëthemel I zhvillimit të sistemit të ndërrmarësisë.

Të gjitha këto zhvillime do të arrin kulminacionin në Pitching eventin I cili do të mbahet me datë 21 Tetor në ora 11.00 në Hotel Emerald. Në këtë event ndërrmarësit inovativ do të prezentojnë projektet e tyre para një paneli të investuesve si dhe para një audience të cilët kanë interes në fushën e zhvillimit ekonomik. Nëpërmjet këtij eventi, banka synon të promovojë ’Programën e Ndërrmarësisë publikut të gjerë si dhe të ngrit vetëdijen për mundësitë të cilat I sjell ndërrmarësia.


© TEB ShA