TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


08/03/2017

TEB organizoi event për gratë ndërmarrëse

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas 8 marsit Banka TEB Sh.A. organizoi event për promovimin e grave ndërmarrëse e cila u pasua me mundësi rrjetëzimi mes këtij komuniteti.




Në vazhdimësi të përkujdesit për rritjen e prezencës se gruas ne ndërmarrësi, Banka TEB Sh.A. me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin organizoi në Swiss Diamond Hotel Prishtina eventin për rrjetizimin e grave ndërmarrëse.
Në këtë event pjesëmarrëse ishin Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, Sigrid Meijer menaxhere e PPSE/Swisscontact, Leonora Kusari menaxhere e BERZH, Mirlinda Kusari Purrini drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës afariste të grave SHE-ERA dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm, Orcun Ozdemir.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm i TEB Sh.A., Ozdemir elaboroi për punën e bërë në kuadër të Programit të ndërmarrësisë së grave në bankë.
“Ju falënderojë për pjesëmarrjen tuaj. Sot eshtë një ditë e veqantë për shkak të rëndësisë së datës për të gjithë gratë në botë. Dita ndërkombëtare e gruas, 8 marsi është bërë sinonim i fuqizimit dhe përparimit të gruas”, tha Ozdemir.
“Në kontekstin e pjesëmarrës së gruas në aktivitet ekonomike ato mbesin të nënpërfaqësuara, deri sa në pronësi të bizneseve ky dallim është edhe më i theksuar. Bazuar në një analizë të brendshme, shkalla e pronësisë së grave gjatë vitit 2014 ishte 11 % që është shumë nën nivelet ndërkombëtare dhe shënonte nivelin më të ulët në rajonin e Ballkanit. Për këtë ne si bankë kemi krijuar programin për ndërmarrësi të grave, i cili zyrtarisht është lansuar në gusht të vitit 2014”, tha ai.
“Në shikim të parë duket si programet e bankave tjera, por në realitet është unik. Programi është i dedikuar për kërkesat e grave ndërmarrëse. Fuqizimi i programit është arritur edhe në bashkëpunim me EBRD, USAID dhe në bashkëpunim me GIZ e Swisscontact”.

Ministrja, Hykmete Bajrami falënderoi TEB Sh.A. për organizimin e bërë dhe vlerësoi programin për gratë ndërmarrëse. Ajo përmendi shifra konkrete nga statistikat e Ministrisë
“E kam vështirë të përcjelli porosi urimi pasi që në realitet ngecja vazhdon të jetë e theksuar. Sidoqoftë apeloj tek grate që të jenë më proaktive në shfrytëzimin e mundësive pasi që janë vetë grate të cilat mund të përmirësojnë situatën e tyre”, tha Ministrja, Hykmete Bajrami.
Gjatë këtij eventi disa biznese, të cilat janë financuar nga Banka TEB Sh.A., kanë ekspozuar produktet e tyre. Bizneset kanë qenë nga lëmi të ndryshme me ç’rast është theksuar divesriteti I aktiviteteve tek grate ndërrmarëse.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.



© TEB ShA