TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


22/02/2017

TEB organizoi edhe Akademinë Biznesore V

Banka TEB Sh.A. ka sjellur në qytetin e Pejës eventin e “Akademisë Biznesore V”. Në këtë forum të ekspertëve të biznesit kanë marrë pjesë më shumë se 150 klient të biznesit.




Bazuar në traditën e deritashme ky koncept i akademisë është i dizajnuar të sigurojë vlerë për pjesëmarrësit në formën e ekspertizës ndërkombëtare dhe praktikave më të mira të shtjelluar nga konsulentë dhe professor eminent të Turqisë nga kompania konsulente, Girishim.
Hapjen e këtij evenimenti e bëri Drejtori general I Bankës TEB Z. Ayhan Albeyoglu, duke i mirëpritur të ftuarit dhe duke potencuar rëndësinë e ligjeratave që u mbajtën nga profesionistë të konsulencës për zhvillim të bizneseve. 
Me fjalë rasti është paraqitur edhe Jeton Abazaj, drejtor i Financave në Komunën e Pejës.

Organizimi i punëtorive paralele që u mbajtën në këtë akademi iu mundësoi bizneseve që të përfitojnë nga temat e trajtuara në kuadër të kësaj akademie.
Banka TEB vazhdon të sjell jo vetëm produkte inovative, por edhe shërbime jo-financiare që iu nevojiten bizneseve, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.


© TEB ShA