TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


07/07/2017

TEB Kosova ndër gjashtë shpërblimet e BNP Paribas nga Euromoney

Banka TEB SH.A. me çmimin si “Banka më e mirë në Kosovë” nga Euromoney ka shtuar suksesin ndërkombëtar të bankës mëmë, BNP Paribas.




Revista e njohur ndërkombëtare e financave, Euromoney në një gala mbrëmje të enjten në Londër ka shpallur bankat më të mira në tërë globin.
Gjiganti botëror i bankave, BNP Paribas ka marrë gjithsej gjashtë shpërblime. BNP Paribas është vlerësuar “Banka më e mirë e botës për korporata”.
“Banka më e mirë në Evropën perëndimore”, është vlerësimi i dytë, pastaj “Banka më e mirë e investimeve në Belgjikë”, “Banka më e mirë në Francë”, “Banka më e mirë në Luksemburg” dhe “Banka më e mirë në Kosovë”.
Banka TEB Sh.A. është pjesë e grupit ndërkombëtar të bankave, BNP Paribas, politikat e së cilës i praktikon në nivelet të barabarta me 74 shtetet e tjera simotra ku është prezente kjo bankë.
Vlerësimi nga Euromoney është dëshmi e përparimit të ekipit tonë, por edhe e zgjidhjeve të pritura novatore në fushën e financave si dhe cilësisë, të cilat ne vazhdojmë t’i kultivojmë për parterët tanë bankarë. 
E njohur si mirënjohje për të arritura në fushën e shërbimeve financiare në botë, Shpërblimi Euromoney për Përsosmëri (Euromoney Awards for Excellence) ndahet që 27 vjet.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA