TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


21/11/2018

TEB dhe BERZH prezantuan arritjet e Programit të Grave në Biznes

Banka TEB dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan Aktivitetin e Grave në Biznes në Prishtinë.




Qëllimi i këtij organizimi ishte paraqitja e arritjeve të Programit të Grave në Biznes të zbatuar nga BERZH dhe Banka TEB gjatë vitit 2015-2018.
Aktiviteti shënoi promovimin e ndërmarrësisë së grave, dhe më gjerësisht pjesëmarrja e grave në biznes, duke ndihmuar Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të udhëhequra nga gratë të kenë qasje në financa, njohuri dhe shërbime jo-financiare të zhvillimit të biznesit për të treguar se, kur dështimet adresohen, pengesat largohen dhe bizneseve të udhëhequra nga gratë u jepen mundësi të barabarta, ato mund të kenë rezultate në aspektin e performancës ekonomike dhe të rritjes, krijimit të vendeve të reja të punës dhe një sërë përfitimeve të tjera sociale.

Besian Demiri, menaxher i NVM-ve ne TEB, foli për rëndësinë e programit në kuadër Bankës TEB dhe bashkëpunimit me BERZH.
“Kjo ngjarje, për mua përfaqëson një ngritje të vetëdijes lidhur me potencialin e iniciativave për ndërmarrësinë, progres në qasjen institucionale dhe më tepër sinergji në mes të institucioneve të cilat rrisin mundësitë e mobilizimit dhe ndikimit”, tha ai.
“Që nga koha kur kemi inkorporuar ndërmarrësinë si pjesë të strategjisë sonë për NVM-të (Ndërmarrjet e Vogla të Mesme) dhe kemi lansuar “Programin për Ndërmarrësi të Femrave” si një program që synon femrat ndërmarrëse, banka është  fokusuar mjaft shumë në ndërmarrësi dhe përpiqet ta promovojë atë sa më shumë që është e mundur”, tha Demiri.
Pjesë e panelit të forumit kanë qenë edhe Biljana Scekic, Kryesuese regjionale e BERZH Këshilla për Biznese, Neil Taylor, Shef i zyrës së BERZH-it në Kosovë.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe ceremonia e dhënies së çmimeve të sipërmarrësve më të suksesshme dhe kontribuesve në fuqizimin e grave ndërmarrëse, si dhe ekspozimit të bizneseve të udhëhequra nga gratë në Kosovë.
Nga viti 2015, TEB dhe BERZH kanë organizuar seminare dhe trajnime nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, këto aktivitete kanë qenë në kuadër të shërbimeve jo-financiare që ofron Banka TEB Sh.A. nëpërmjet “Progamit për Ndërmarrësi të Femrave”.
“Programi për Ndërmarrësi të Femrave” është produkt unik që ofron TEB Sh.A. për fuqizimin ekonomik të gruas.
TEB Bankë për një botë në lëvizje


© TEB ShA