TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


03/03/2015

Takimet e TEB Bankës dhe diasporës për mundësi të reja investive

TEB SH.A. që nga themelimi ka prezentuar shumë risi në tregun e shërbimeve financiare në Kosovë të cilat jo vetëm që kanë ndikuar dhe formësuar mënyrën e jetës të njerëzve por kanë ndikuar edhe në zhvillimin e qasjeve të reja dhe inovative të zhvillimit ekonomik.




Këto risi në vete ngërthejnë shumë segmente, prej segmentin të personave fizik, bizneseve mikro dhe të vogla deri tek agro iniciativat të cilat synojnë promovimin e mirëqenies ekonomike të vendit. Në vazhdimsi të dedikimit tonë që në mënyrë konstante të inicojmë dhe zhvillojmë qasje të reja, në vitin 2014 TEB Banka e lansoi iniciativën e cila synon përkrahjen e ndërrmarrësve të rinj. Programi i ndërrmarësisë është i udhëhequr nga TEB dhe me përkrahje të partnerëve siç janë Banka Ekonomike për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Girisim Merkezi nga Turqia, Qendra Innovative e Kosovës, Qendra Inovative e Gjakovës si dhe Shoqata Afariste e Gruas SHE–ERA.

Shumë ndërrmarës të rinj e mes tyre veçanërisht gra të cilët posedojnë ide potenciale biznesi u regjistruan dhe filluan të përfitojnë nga programi i konsultimit të ofruar nga “Girisim Merkezi” të cilët kanë përvojë 20 vjeçare në Turqi dhe nga pëkrahja logjistike e Qendrave Inovative. Ky ishte një rast i mrekullueshëm për ti simuluar idetë e tyre në mjedis real dhe duke e testuar fizibilitetin e tyre.

Idetë fizibile që përkrahen nga kompania konsultuese si dhe nga ekspertët bankar do ta kenë mundësinë që të angazhohen në negociata reale me ‘’Angel‘’ investues potencial me të cilët banka është e angazhuar. Për këtë qëllim, banka organizoi takime me Rrjetin e Biznesit Kosovar në Zvicër të cilët e përfaqësojnë diasporën Kosovare dhe Bashkësinë Shqiptare në Zvicër, që të dy si investues potencial të ideve të biznesit.

Takimi me Rrjetin e Biznesit Kosovar në Zvicër u organizua në qytetin e vogël Lyss ku 15 anëtarë nga rrjeti morrën pjesë së bashku me Konsulin gjeneral nga Ambasada e Kosovës në Gjenevë si dhe sekretari i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, ndërsa takimi me anëtarët e bordit nga Bashkësia Shqiptare në Zvicër u realizua ne Zurich. Agjenda e vetme e të dy takimeve ishte promovimi dhe prezentimi i platformës ‘’Angel Investor‘’ përfaqësuesve të diasporës Kosovare/Shqiptare.

Ideja e krijimit të një platform ‘’Angel‘’ hasi në një pranim të mirë nga investuesit potencial dhe të njëjtit presin që të kenë një komunikim më të afërt me bankën në mënyrë që të jenë më të informuar sa i përket projekteve të cilat janë në proces të inkubacionit në programin e ndërrmarësisë në TEB.

Ekonomia e Kosovës vazhdimisht ka patur një ndërlidhje me diasporën Kosovare në vendet e Perëndimit pasi që bashkëatdhetarët tonë në këtë të fundit kanë siguruar remitenca për rrethin familjar dhe shoqëror në Kosovë.  Fondet e transferuara janë përdorur kryesisht për qëllime të konsumit dhe në masë më të vogël për qëllime të investimit. Qëllimi i TEB Bankës është që nëpërmjet këtij programi të zhvilloj një qasje të re e cila do të kontribuojë në zhvillim afatgjatë, qëndrushmëri dhe stabilitet të vendit.

Inicijativa u prit me plot interes nga dijaspora që u reflektua me interes në pjesëmarrje të tyre.


© TEB ShA