TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


31/05/2017

Seminari i dytë për gratë në biznes

TEB Sh.A dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vazhdojnë me serinë e shërbimeve jo financiare për gratë ndërmarrëse.




Në kuader të bashkëpunimit në mes të Bankës, TEB Sh.A. dhe BERZH, dje me 30 maj, në Gjilan, u mbajt seminari i dytë për “Gratë në Biznes”.
Në pjesen e parë të seminarit u prezantuan programet e Bankes TEB Sh.A dhe BERZH per gratë ndërmarrëse. Pronarja e biznesit NSH Hello, Hysnije Ismaili tregoi për rrugëtimin dhe sfidat e biznesit që ajo drejton prej disa vitesh deri në arritjen e suksesit.

Pas pjeses së parë të seminarit, gratë patën mundësi të ndjekin trajnimin më teme “Si të përmirësoni biznesin tuaj me mbështetje të bankës” nga Eugen Doce, ekspert senior i Bankës për Gratë në Biznes, Frankfurt School of Finance & Management.
Seminarët për gratë në biznes janë pjesë e shërbimeve jo financiare që ofrohen nga Banka TEB Sh.A. në bashkëpunim me BERZH më qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së gruas në ndërmarrësi.
Seria e seminareve për gratë në biznes kthehet në muajin shtator në qytetin e Pejës.
TEB, bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA