TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


17/10/2017

Seminari “Gratë për biznes” u mbajt në Gjakovë

Banka TEB dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë organizuar Seminarin Gratë në Biznes më 11 tetor në Gjakovë.




TEB Sh.A dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vazhdojnë me serinë e shërbimeve jo financiare për gratë ndërmarrëse, ndërsa këtë herë kanë qenë përfituese gratë ndërmarrëse nga qyteti i Gjakovës dhe rrethina, në organizimin e bërë në Kolegjin Universum. 
Gjatë seminarit në pjesën e parë është bërë  analizë e bizneseve nëpërmjet Business Lenses, ku nëpërmjet kësaj platforme bizneset kanë pasur mundësi të gjejnë pikat e forta dhe të dobëta të biznesit si dhe të shikojnë mundësitë për zhvillim.
Në pjesën e dytë kanë pasur rastin ta ndjekin ligjeratën “Si të menaxhoni financat dhe përmirësoni biznesin tuaj me mbështetjen financiare të bankës” nga Eugen Doce, ekspert i Bankës për Gratë në Biznes, Frankfurt School of Finance & Management.
Qellimi i seminarit sikur edhe i të tjerëve të këtij organizimi, në koordinim me BERZH, është t’ju ofrojë grave në biznes mundësi të vlefshme për të zgjeruar rrjetin e kontakteve, për t’u takuar me gra të tjera që menaxhojnë biznese në Kosovë dhe për të ndarë së bashku përvojat e njohuritë.
Seria e seminarëve “Gratë në biznes”, vazhdon në qytetin e Prizrenit.


© TEB ShA