TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


23/11/2017

Seminari “Gratë në biznes” u mbajt në Prizren

Për herë të pestë këtë vit është organizuar Seminari për “Gratë në biznes” në bashkëorganizim të Bankës TEB Sh.A. dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).




Qyteti i Prizrenit dhe ndërmarrëset e këtij qyteti me rrethinë kanë pasur mundësi të përfitojnë nga Seminari “Menaxhoni financat dhe përmirësoni biznesin tuaj me mbështetjen financiare të bankës. Mëso si”, i organizuar në kuadër të serisë së seminareve “Gratë në biznes”. 
TEB Sh.A. dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vazhdojnë me serinë e shërbimeve jo financiare për gratë ndërmarrëse, deri më tani seminare të njëjta janë mbajtur në Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë.

Gjatë seminarit në pjesën e parë është bërë  analizë e bizneseve nëpërmjet “Lenteve të biznesit”, ku nëpërmjet kësaj platforme bizneset kanë pasur mundësi të gjejnë pikat e forta dhe të dobëta të biznesit si dhe të shikojnë mundësitë për zhvillim.
Në pjesën e dytë kanë pasur rastin ta ndjekin ligjeratën “Menaxhoni financat dhe përmirësoni biznesin tuaj me mbështetjen financiare të bankës. Mëso si”, nga Eugen Doce, ekspert i Bankës për Gratë në Biznes, Frankfurt School of Finance & Management.
Qëllimi i seminarit sikur edhe i të tjerëve të këtij organizimi, në koordinim të TEB Sh.A. me BERZH, është t’ju ofrojë grave në biznes mundësi të vlefshme për të zgjeruar rrjetin e kontakteve, për t’u takuar me gra të tjera që menaxhojnë biznese në Kosovë dhe për të ndarë së bashku përvojat e njohuritë.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA