TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


27/04/2017

Seminar për Gratë në biznes

Banka TEB Sh.A. vazhdon me përkrahjen e ndërmarrësisë së grave, këtë herë me seminarin në Prishtinë bashkë me Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) dhe Frankfurt School.




Sot më 27 prill në Hotel Sirius në Prishtinë u mbajt seminari “Gratë në biznes” e organizuar nga Banka TEB Sh.A., Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) dhe Frankfurt School.
Seminarin e hapi me fjalimin e tij, Dren Krypa (zv.drejtor i Bankës TEB Sh.A.), pas të cilit fjalën e mori Leonora Kusari (Menaxhere Kryesore, Këshilla për Bizneset,BERZH) dhe Yllka Brada (Pronare e Yllka Brada B.I, disenjatore).

Krypa gjatë fjalimit të tij potencoi rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në ndërmarrësi, përkushtimin që ka banka TEB ndaj ndërmarrësisë, ndërsa u ndal edhe tek disa prej arritjeve që banka ka shënuar në rrugëtimin e saj në  programin “Gratë në Biznes”.
“Portofolio e tanishme e Ndërmarrësisë së gruas në biznes qëndron në rreth 7milionë Euro, nga të cilat më shumë se 200,000 Euro janë nga bizneset fillestare (Start-Up). Në total, me shumë se 700 kliente janë kredituar, dhe më shumë se 80 prej tyre janë biznese Start-Up. Këto biznese kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm dhe pronaret e tyre janë me prejardhje, kualifikime dhe fusha të ndryshme të ekspertizës”, tha Krypa.
Përfaqësuesja e BERZH-it, Kusari prezantoi programin dhe përkrahjen që ofron Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, për gratë në biznes.
Ndërmarrësja Brada tregoi për rrugëtimin e biznesit që drejton prej disa vitesh dhe sfidat që I janë paraqitur më kalimin e kohës, duke pranuar se një pjesë të angazhimit të saj të madh ka ndarë edhe për drejtimin e kompanisë, ndonëse pranon se do ta kishte më lehtë të ishte e fokusuar më shumë vetëm në punën primare të disenjatores.

Pas përfundimit të pjesës së parë të seminarit, pjesëmarrëset kanë ndjekur prezantimin “Lente Për Biznesin” nga Vlora Avdiu Burani (Zyrtare e Lartë, Këshilla për Bizneset,BERZH), si dhe ligjërimet nga Butrint Batalli, menaxher i Inova Consulting me temat “Zhvilloni biznesin tuaj: Këshilla për Menaxhimin e Burimeve” dhe “Zhvilloni biznesin tuaj: Fuqia e markës“.
Seminari sotëm është pjesë e aktiviteteve jo financiare që ofron Banka TEB në kuadër të Programit për gratë në ndërmarrësi. Aktivitetet e tilla do të vazhdojnë të mbahen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.


© TEB ShA