TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


28/10/2016

“Programi për Ndërmarrësi të femrave” i TEB SH.A merr çmim ndërkombëtar

TEB SH.A ka fituar çmim ndërkombëtar nga Global Banking Alliance for Women (GBA) - një konsorcium lider ndërkombëtar i institucioneve financiare dhe organizatave të tjera të interesuara për ndërtimin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së femrave në mbarë botën. Anëtaret e kësaj Aleance punojnë në rreth 135 vende për të ndërtuar programe gjithëpërfshirëse inovative, për të ju ofruar femrave qasje në kapital, edukim dhe trajnime.




Samiti i organizuar nga Global Banking Alliance for Women (GBA) u mbajt nga 18 deri 20 tetor në Washington D.C, SHBA.
Shumë banka nga të gjitha kontinentet prezantuan programet dhe strategjitë në zhvillimin e tregut për femrat në biznes.
TEB SH.A mori pjesë në këtë samit me “Programin për Ndërmarrësi të Femrave” duke elaboruar komponentët e programit si financimi i bizneseve Start-Up, ofrimi i shërbimeve jo-financiare dhe rëndësia e ekosistemit në zhvillimin e tregut.
Për realizimin dhe rezultatet e këtij Programi, Banka TEB SH.A ështe shpërblyer me çmimin GBA “Programi më i mirë i Ri” (Best program newcomer - GBA).
Banka TEB Sh.A. është e nderuar me vlerësimin ndërkombëtar për programin e saj të ndërmarrësisë për femra dhe ka për qëllim të intensifikojë aktivitetet e veta në avancimin e mëtejshëm të këtyre programeve.


© TEB ShA