TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


11/12/2015

Posta lidh marrëveshje me Bankën TEB

Posta e Kosovës dhe Banka TEB kanë lidhur të premten një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme.




Banka TEB do të shfrytëzojë shërbimin postar të Postës së Kosovës që në radhë të parë përfshinë shpërndarjen e mijëra dërgesave për konsumatorët e kësaj banke, anekënd vendit.

Marrëveshja është nënshkruar në Postën e Kosovës nga kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe drejtori menaxhues i TEB-it, Ayhan Albeyoglu.

Posta e Kosovës zotohet që ti ofrojë TEB-it pulla postare dhe produkte tjera të Filatelisë për organizimin të ekspozitave në të cilat do të promovohej kultura, arti dhe historia e shoqërisë kosovare.

-Jemi të kënaqur me shërbimet e Postës së Kosovës. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me kompani të mëdha që kanë rrjet të gjerë të pikave shitëse sepse në këtë mënyrë shërbimi është afër konsumatorit-, ka deklaruar Albeyoglu.

Me kërkesë të Bankës TEB, Posta e Kosovës do të ofrojë hapësirë për vendosjen e bankomateve ATM, aparateve për pagesa me kartelë (POS) si dhe për veprimtari tjera të kësaj banke. 

Shërbime të ngjashme Posta e Kosovës kryen edhe për banka dhe institucione të ndryshme në Kosovë. Aktualisht Posta e Kosovës mbulon mbi 84 për qind të tregut postar në Kosovë që është treguesi më mirë për besimin që kanë kompanitë e ndryshme si dhe qytetarët në shërbimet që i ofron Posta e Kosovës.

-Këtë besim e kemi fituar vetëm duke ofruar shërbime cilësore dhe duke ju përmbajtur me përpikëri marrëveshjeve me palë të ndryshme-, ka deklaruar kryeshefi Hoxha.


© TEB ShA