TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


21/10/2015

Pitching Event nga Banka TEB

U mbajt Pitching Event e organizuar nga Banka TEB e cila grumbullon në një vend ndërrmarësit aspirues nga fusha e teknologjisë dhe investues potencial të fushave të ndryshme.




21.10.2015, Prishtinë – U mbajt Pitching Event e organizuar nga Banka TEB e cila grumbullon në një vend ndërrmarësit aspirues nga fusha e teknologjisë dhe investues potencial të fushave të ndryshme. Ky organizim shënon fillimin e një cikli të veçantë I cili tejkalon angazhimin tradicional të bankës dhe promovon financime të natyrës së përzier duke kombinuar investimin privat me kreditë bankare. E gjithë kjo me qëllim të nxitjes dhe promovimit të ndërrmarësisë.

Në eventin e sotshëm 5 nderrmarrës të trajnuar dhe mentoruar nga konsulentë të angazhuar nga banka TEB prezentuan dhe promovuan biznesin e tyre para panelit të investuesve vendor dhe të diasporës. Angazhimi I diasporës në këtë event sinjalizon interesimin e jashtëzakonshëm të diasporës për iniciativa vendore.

Duke u bazuar në këtë këndvështrim, banka synon të promovojë aktivitetin e ndërrmarësisë si rrugë atraktive për zhvillimin e karrierës dhe të inkurajojë individët të cilët kanë potencial të angazhohen në këtë drejtim. Zhvillimi I këtij ekosistemi do të jetë në shërbim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik.


© TEB ShA