TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


13/04/2017

Përfundoi Akademia e Biznesit VI në Prishtinë

Banka TEB Sh.A. ka sjellur në qytetin e Prishtinës eventin e “Akademisë Biznesore VI”. Në këtë forum të ekspertëve të biznesit kanë marrë pjesë klient të biznesit nga kryeqyteti me rrethinë.




Akademia e Biznesit VI këtë herë është organizuar në Prishtinë në Swiss Diamond Hotel, ku konsulentë ndërkombëtar kanë sjellur ekspeirenca ndërkombëtare të rritjes së biznesit në kohët e sotme. 
Kjo është Akademia e dytë e organizuar për këtë vit, pasa asaj të organizuar në muajin shkurt në Pejë.

Bazuar në traditën e deritashme ky koncept i akademisë është i dizajnuar të sigurojë vlerë për pjesëmarrësit në formën e ekspertizës ndërkombëtare dhe praktikave më të mira të shtjelluar nga konsulentë dhe profesor eminent të Turqisë nga kompania konsulente, Girishim.

Hapjen e këtij evenimenti e bëri zëvendës drejtori i Bankës TEB Sh.A., Dren Krypa, duke i mirëpritur të ftuarit dhe duke potencuar rëndësinë e ligjeratave që u mbajtën nga profesionistë të konsulencës për zhvillim të bizneseve.
Organizimi i punëtorive paralele që u mbajtën në këtë akademi iu mundësoi bizneseve që të përfitojnë nga temat e trajtuara në kuadër të kësaj akademie.
Banka TEB vazhdon të sjell jo vetëm produkte inovative, por edhe shërbime jo-financiare që iu nevojiten bizneseve, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA