TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


29/08/2016

Paguaj me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metoden më të re Contactless




Banka TEB Sh.A. si njëra ndër institucionet lidere dhe inovative financiare të sektorit bankar, që ofron një vëmendje të veçantë ndaj klientëve të saj, këtë herë sjell edhe diçka të re për të gjithë klientët e bankës. Tani për lehtësim të shërbimit ndaj tyre, kartelat e MasterCard pranohen në POS terminalet dhe ATM të bankës TEB.
Me mbi 4,000 pika të POS dhe 80 ATM të bankës TEB, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në lehtësimin e kryerjes së blerjeve dhe transaksioneve të ndryshme.
Me dinamizmin e jetës dhe trended globale, shpejtësia e kryerjes së shërbimeve të pagesave paraqet një sfidë për të gjithë, ndërsa në shërbim të përmirësimit të cilësisë TEB Sh.A. iu sjell sistemin Contactless të pagesave.
Përveç kësaj, tani ju mund të paguani me Mastercard në POS Terminalet e bankës TEB me metodën më të re Contactless. Me këtë medotë të avancuar të pagesave, mund të paguani deri në 15 euro, vetëm duke e ofruar kartelën tuaj në POS terminalet e bankës TEB pa pasur nevojë ta përdorni chipin apo PIN-nin e kartelës tuaj.

Banka TEB vazhdon të ketë si synim kryesor ngritjen e nivelit të shërbimeve ndaj klientëve të saj, dhe beson fuqishëm në vlerat e shërbimeve të cilat vazhdon duke i zgjeruar për t’i bërë klientët sa më të kënaqur me këto shërbime, por njëkohësisht edhe duke ofruar shërbime të niveleve më të avancuara të tregut bankar.
Ne kujdesemi që klientët tanë të marrin shërbimin sa më profesional që e meritojnë, pasi ne besojmë në vlerat e shërbimeve inovative dhe të domosdoshme në sektorin bankar.
Duke besuar në vlerat e shërbimeve me transparencë, ne i aplikojmë këto shërbime me korrektësinë maksimale ndaj klientëve tanë, sepse ne përpiqemi të lëvizim me trendet më të reja në sektorin bankar.
TEB- Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA