TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


08/09/2016

Njoftim për transaksione me valuta të huaja në degë të caktuara të TEB Sh.A.

Banka TEB Sh.A., i njofton të gjithë klientët e saj se operimi me para të gatshme në valuta të huaja, më saktësisht me Dollarë amerikan, Franga zvicerane dhe Paund britanik do të bhet vetën në degë të caktuara.




Klientët që kanë nevojë të kryejnë transaksione me para të gatshme (tërheqje apo deponime) me valuta Dollarë amerikan dhe franga zvicerane do të kenë mundësi që këtë ta bëjnë vetëm në degët si vijon:
- Dega kryesore në Prishtinë (prapa Teatrit),
- Dega Ferizaj,
- Dega Gjilan,
- Dega kryesore Prizren,
- Dega kryesore Pejë, dhe
- Dega Fushë Kosovë.

Ndërsa, klientët me valutë Paund britanik do të mund të kryejnë shërbimet e tyre në para të gatshme vetëm në degën degën kryesore në Prishtinë (prapa Teatrit).

Njoftimi vlen vetëm për transaksionet me para të gatshme të valutave të Dollarë amerikan, Franga zvicerane dhe Paund britanik, në të kundërtën të gjitha transaksionet direkte përmes llogarive bankare mund të bëhen edhe në këto valuta.

Degët e tjera nuk janë të autorizuara të pranojnë apo kryejnë transaksione me para të gatshme me valuta të siperpërmendura, veq valutës zyrtare në Kosovë që është, Euro.


© TEB ShA