TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


07/10/2016

Nënshkruhet memorandumi ndërmjet TEB Sh.A dhe GIZ për Ndërmarrësi të Femrave

Banka TEB Sh.A. dhe GIZ (Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar) nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për Ndërmarrësi të Femrave në Kosovë.




Në kuadër të programit per ndërmarrësi të femrave, banka TEB Sh.A. vazhdon të krijojë dhe ofrojë mundësi të reja për fuqizimin dhe zhvillimin e ndërmarrësisë se femrave në biznes.

Drejtori Menaxhues i TEB Sh.A, Ayhan Albeyoglu tha se është nder dhe kënaqesi për mua që sot po e nenshkruajmë këtë memorandum bashkëpunimi që targeton ndërmarrësinë në pergjithësi e femrat ndërmarrëse në vecanti.
“Për mua kjo ngjarje është indikator i rritjes së vetëdijësimit të institucioneve për potencialin e ndërmarrësisë, progresin dhe më e rëndësishmja për rëndësinë e sinergjisë mes institucioneve në krijimin e mundësive dhe mobilizimin e ndërmarrësve”, tha Albeyoglu.

Drejtuesi i GIZ për Kosovë, James Macbeth tregoi për projektet që janë duke I zhvilluar dhe përfitimet nga ky bashkëpunim për komunitetin e femrave ndërmarrëse në Kosovës, duke falenderuar bankën TEB për arritjen e marrëveshjes.

TEB Sh.A beson se pjesëmarrja sa më e lartë e femrave në biznes do të kontriboj në një shoqëri më stabile dhe të zvilluar ekonomikisht.



© TEB ShA