TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


10/03/2015

Banka TEB ,Gratë për Gratë dhe Dhoma Ekonomike e Grave e Kosoves nënshkruajnë memorandum bashkpunimi

Sot, banka TEB, me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit më Gratë për Gratë International dhe Dhomën Ekonomike të Grave të Kosovës, organizoi një konferencë për media në Prishtinë.




10 mars, 2015, Prishtinë – Në kuadër të programit të grave ndërmarrëse, banka TEB vazhdon të dizajnojë dhe krijojë mundësi të reja për femrat ambicioze dhe me vizion të qartë për të ardhmen e tyre dhe të shoqërisë. Prandaj, kjo iniciativë e palëve të lartëpërmendura u prit shumë mirë nga shtresa e jofavorizuar e shoqërisë dhe pritet të ketë efekt edhe më të madh në nxitjen dhe përmbushjen e synimeve të grave ndërmarrëse.

Ne, si bankë, çdo herë kemi besuar në bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mendojmë që nëpërmjet të një sinergjie të mirëfilltë në mes të shoqatave dhe institucioneve financiare, përfitimi i grave do të ishte i shumëfishtë. Ky bashkëpunim në të njejtën kohë adreson të gjitha problemet më të mëdha të grave ndërmarrëse, të cilat sipas hulumtimeve dhe statistikave të ndryshme, janë pikërisht qasja në financa dhe qasja në informata, theksoi zëvendës drejtori menaxhues i bankës TEB, z. Arton Celina.

Lendita Kastrati nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës tha se e konsideron këtë akt si një hap shumë të rëndësishëm me bankën TEB dhe dy organizatave përkatëse i cili do të mundësojë tejkalimin e barrierave kryesore të grave në ndërmarrësi, që gjithmonë ka qenë qasja në financa.

Poashtu, Iliriana Gashi nga Gratë për Gratë International, e përmbylli konferencën duke e vlerësuar lartë këtë marrëveshje. Ne si organizatë, jemi shumë të kënaqur që, më në fund, një bankë, e mori parasysh dobinë e ofrimit të kushteve të volitshme për gratë që dëshirojnë të jenë ndërmarrëse ose që tashmë veç janë, në mënyrë që të ju ofrohen kushte të mira që të ju zhvillojnë bizneset e tyre, u shpreh ajo.

Banka TEB vazhdon të jetë njëra nga përkrahëset më të devotshme të grave ndërmarrëse të Kosovës, duke i adresuar problemet e tyre me zgjidhjet më të mira financiare dhe jo-financiare.


© TEB ShA