TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


11/10/2018

Në përkrahje të Kosovës

TEB Sh.A. ka vazhduar edhe për dy vite sponsorizimin me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe atë të Federatës së basketbollit të Kosovës (FBK)..




Drejtori menaxhues Bankës TEB Sh.A., Orcun Ozdemir tha se është i lumtur që kompania të cilën ai e drejton do të jetë sponsor i përfaqësues së Kosovës në futboll dhe basketboll.
Ai fillimisht përshëndeti të dyja federatat ku pas kësaj ai kujtoi edhe ish kryetarin e federatës së futbollit, Fadil Vokrrin për të cilin tha se ka kontribuar shumë që futbolli të jetë këtu ku është sot.
“TEB Banka është duke iu ndihmuar këtyre dy federatave. Ne premtojmë mbështetje të përhershme si ndaj Futbollit ashtu edhe ndaj Basketbollit, ku pavarësisht rezultateve që realizohen në lojërat që do të zhvillohen në vazhdimësi, mbështetja jonë ndaj tyre nuk do të mungojë”, tha Ozdemir.

Eroll Salihu sekretar I përgjithshëm I Federatës së futbollit tha se ditë të mira për federatën janë duke ardhur. Për të është kënaqësi që edhe këtë vit do të vazhdojë bashkëpunimi me bankën TEB ngase janë partner të rëndësishëm, serioz dhe që iu përmbahen të gjitha rregullave qëllim mira. Ai gjithashtu bëri të ditur që të dyja palët do të punojnë më marrëveshje të dyanshme.
“Unë kam kënaqësinë e veçantë të them që në emër të kryetarit Agim Ademi dhe në emër sigurisht të përfaqësueses së Kosovës të të falënderojmë shumë dhe të urojmë shumë suksese, sepse përfaqësuesja jonë është duke korrur mjaft suksese të mira dhe shpresoj që kjo të vazhdojë dhe të kemi bashkëpunim sa më të suksesshëm në të ardhmen”, tha Salihu.
Mbështetjen e TEB Bankës si tejet të rëndësishme e cilësoi kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani i cili tha se prej ditës së parë që është bërë pranimi i Kosovës TEB banka është përkushtuar shumë ndaj tyre dhe për këtë janë shumë mirënjohës.
“Për ne është shumë me rëndësi që e kemi përkrahjen e TEB, sepse TEB prej ditës së parë që është bërë pranimi i Kosovës na janë përshtatur dhe jemi shumë të kënaqur që kjo marrëveshje do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera dhe shpresojmë që krejt bashkë kemi me qu Kosovën sa më lart”, tha Ujkani.
Arben Fetahu, Kryetari i Federatës së Basketbollit tha se TEB Banka ka ndihmuar shumë përgjatë këtyre viteve. Ai shtoi se TEB Banka nuk ka ndihmuar vetëm materialisht por edhe ka ndihmuar në të gjitha aspektet.
“TEB Banka na ka ndihmuar shumë përgjatë këtyre viteve edhe neve si federatë basketbolli dhe përfaqësueset e reja në të kaluarën. TEB nuk ka ndihmuar vetëm materialisht por na ka ndihmuar në të gjitha aspektet. Qëndron prapa kërkesave tona çdo herë dhe të gjithë jemi mirënjohës. Kemi të bëjmë me një emër të madh ni nivel ndërkombëtar dhe kemi kënaqësinë që këtë emër ta kemi ne afër për vitet në vijim”, tha Fetahu.
Dardan Berisha, Kapiteni i Përfaqësuese së Basketbollit falënderoi tej mase TEB Bankën që gjithmonë ka qëndruar pranë tyre dhe falënderoi për atë së cka ka bërë kjo bankë deri më sot për ta.
“Faleminderit TEB Bankës që prej fillimit ka qenë gjithmonë pas nesh po besoj që kanë me qëndru hala ma gjatë, me neve por edhe për gjeneratat e reja. Kështu që e falënderoj TEB Bankën për krejt ato çka kanë bo për neve”, shtoi Berisha.


© TEB ShA