TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


03/11/2017

Në Mitrovicë organizohet Akademia e Biznesit IX

Më 7 nëntor 2017, Banka TEB Sh.A do të organizojë “Akademinë e Biznesit IX” në Mitrovicë në kuadër të shërbimeve jofinanciare për kompanitë vendore.




Edicioni i nëntë i Akademisë së biznesit që organizohet nga Banka TEB organizohet në Restorant Va Piano në Mitrovicë më 7 nëntor, duke ofruar një mundësi eksperiencë unike për pronar dhe menaxher të bizneseve.
“Akademia e Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.
Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar ndërkombëtare të ekonomisë dhe menaxhimitb të biznesit.
Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.
Pas Pejës, Prishtinës, Gjakovës e Ferizajt, kjo është hera e pestë për këtë vit që Banka TEB ofron shërbimin e Akademisë së biznesit për klientët e saj.
Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në dy degët e TEB Bankës në Ferizaj edhe nëpërmjet rrjetit social në internet, Facebook (https://www.facebook.com/BankaTEB/).
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA