TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


22/09/2017

“Luje Harleyn” me Starcard në të gjitha pikat e IP Petrol

Përdoruesit e Starcard individuale mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese për çmimin e madh motor Harley Davidson.




Starcard sjell edhe një lojë interesante për të gjithë përdoruesit e kësaj kartele në saje të bashkëpunimit të Bankës TEB Sh.A. me IP Petrol.
Të gjithë konsumatorët që do mbushin automobilat e tyre me derivate në vlerë prej 20 euro apo më shumë me Starcard në një nga pikat e IP Petrol në tërë territorin e Kosovës bëhen automatikisht pjesë e lojës shpërblyese.
Klientët do të bëhen pjesë e lojës shpërblyese për çdo mbushje në vlerën e sipërpërmendur dhe do të fitojnë nga një kupon për cdo mbushje 20 euro apo më shumë në IP petrol (shembull: në rast se keni mbushur automobilin me derivate prej 40 euro e më shumë, atëherë ju keni dy kuponë me emrin tuaj në lojë).
Ndërsa, çmimi i madh i kësaj loje shpërblyese është motori i prodhuesit të njohur, Harley Davidson XL1200X FORTY-EIGHT Hard Candy Custom Black Gold Flake.
Kjo lojë shpërblyese është valide deri më 17 Dhjetor 2017, ndërsa pas kësaj date do të tërheqet emri i fituesit fatlum.

Gjenerimi i kuponëve dhe tërheqja e fituesit:
Kuponët gjenerohen në mënyrë elektronike në Banken TEB. Pas përfundimit të lojës të gjithë kuponët do të printohen dhe do të futen në kuti ku pastaj do të tërhiqet kuponi fitues para panelit.
Paneli do të përbëhet nga: një klient i Bankës TEB, një përfaqësues i Bankës TEB, një përfaqësues i IP Petrol dhe përfaqësues i ATK-së.
Tërheqjen e shpërblimit mund ta ndiqni live në faqen zyrtare të Starcard në Facebook.

Starcard të jep fuqi.


© TEB ShA