TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


12/12/2016

Kredi nga BERZH për TEB në mbështetje të grave Kosovare

Linjë kreditore për lehtësimin e kredidhënies për bizneset e vogla




Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke i ofruar TEB Sh.A, si njëra nga bankat më të mëdha në Kosovë, kredi në vlerë prej 5 milion Euro në kuadër të Programit të Bankës për Gratë në Biznes në Ballkanin Perëndimor. TEB operon me një rrjet prej 26 degëve në Kosovë. 
Këto fonde do të përdoren për ofrimin e kredive për bizneset e vogla dhe të mesme (NVM) që udhëhiqen nga gratë. Bizneset e vogla janë shtylla e ekonomisë kosovare, mirëpo qasja në financa vazhdon të jetë e vështirë, posaçërisht për bizneset e vogla që udhëhiqen nga gratë.
TEB dhe BERZH kanë filluar bashkëpunimin e tyre në kuadër të Programit për Gratë në Biznes në Shkurt 2015 me nënshkrimin e kredisë së parë prej 3 milion Eurove. Këto fonde janë përdorur për financimin e 235 bizneseve të udhëhequra nga gratë.
Programi i BERZH për Gratë në Biznes është krijuar për fuqizimin e rolit të gruas në ekonomi dhe deri më tani është implementuar në 25 shtete në të cilat Banka ka investuar. Programi rrit qasjen në financa përmes linjave kreditore për bankat lokale si dhe përmes këshillave për biznese, trajnime dhe mbështetje për gratë ndërmarrëse dhe për bizneset e udhëhequra nga gratë.
Programi përfshin në vete financimin, asistencën teknike dhe zvogëlimin e riskut përmes mbulesës primare të humbjeve për institucionet lokale financiare si dhe shërbime të këshillimit për NVM të udhëhequra nga gratë. Asistenca teknike dhe shërbimet e këshillimit financohen bashkërisht nga BERZH si dhe qeveria e Luksemburgut dhe ajo e Suedisë.

Megjithëse rëndësia e gruas në ekonomi është një fakt përgjithësisht i pranuar, bizneset e udhëhequra nga gratë vazhdojnë të ballafaqohen me vështirësi në sigurimin e kredive dhe në zhvillimin e aftësive menaxheriale. Programi ofron shërbime të këshillimit për institucionet partnere dhe për NVM-të me qëllim të adresimit të këtyre vështirësive dhe për plotësimin e nevojave specifike të grave ndërmarrëse.
Nick Tesseyman, Drejtor Menaxhues për Institucione Financiare në BERZH tha se: “Sot, ne jemi shumë krenar për shkak se ky program përbëhet nga disa elemente të rëndësishme: mbështetje për sektorin bankar vendor, mbështetje për gratë në biznes dhe mbështetje për ekonominë vendore. Ne e njohim bankën TEB mirë dhe për shkak të përvojave të deritanishme dëshirojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të suksesshëm.”
Ayhan Albeyoglu, Drejtor Menaxhues i TEB për Kosovë komentoi si vijon: “Është kënaqësi që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me BERZH në kuadër të programit Gratë në Biznes pasi që ky program adreson disa çështje kyçe që janë shumë të rëndësishme për ne – promovimi i bizneseve të vogla dhe fuqizimi i gruas. Të dyja këto janë esenciale për zhvillimin e Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që të luajmë një rol aktiv në këtë zhvillim.” TEB Kosova ofron mbështetje bankare përmes disa programeve që janë kyçe për rritjen ekonomike të Kosovës. Këto programe përforcojnë edhe më tutje fokusin tonë për mbështetjen e ndërmarrësisë dhe grave ndërmarrëse në veaçanti, duke marrë parasysh rolin e tyre gjithmonë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.”
Deri më tani BERZH ka investuar më shumë se 210 milion Euro përmes 50 projekteve në Kosovë. Banka është aktive në shumë sektorë të ekonomisë dhe prioritetet strategjike të saj në Kosovë janë promovimi i përfshirjes, ekonomia e gjelbër, qëndrueshmëria dhe integrimi rajonal.


© TEB ShA