TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


14/11/2016

Java Globale e Ndërmarrësisë - Gratë Ndërmarrëse

Në kuader të Javes Globale të Ndërmarrësise, banka TEB SH.A mbështet eventin “Java Globale e Ndërmarrësisë - GEW # GRATË NË KOSOVË 2016”. Ky event organizohet nga Shoqata Afariste e Gruas (SHE-ERA) dhe do të mbahet nesër me datë 15 Nëntor 2016 në Hotel Sirius, Prishtinë.




Në këtë event pjesëmarres do të jenë, gratë ndërmarrëse, investitorë dhe të tjerët në këtë fushë ku do të diskutohet për programet më të suksesshme në mbështetje të grave ndërmarrëse, sic jane programet e granteve të ndryshme dhe programet e kredi-dhënies te dizajnuara për gratë në biznes.
Në këtë event do të behet edhe prezantimi I historive të suksesit të grave ndërmarrëse, ku do të prezantojnë gratë të cilat kanë arritur sukses si ndërmarrëse, për t’I treguar sfidat, barrierat dhe mënyren e tejkalimit të tyre.

SHE-ERA, do të zhvillojë këtë event në bashkëpunim me Qendra Inovative në Kosovë (ICK) dhe Forumi Ekonomik i Grave (FEG) në mbështetje edhe të PPSE/SwissContact dhe të Institutit Riinvest.


© TEB ShA