TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


19/05/2017

“Gender Award” nga BERZH për TEB Sh.A.

Projektet e Bankës TEB Sh.A. për ndërmarrësinë e grave kanë fituar vlerësim të lartë nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - EBRD).




Në takimin vjetor të BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim) të mbajtur në Qipro, TEB Sh.A. është vlerësuar me çmimin “Gender Award”.
Ky çmim vjen pas programeve aktive të përbashkëta ndërmjet TEB Sh.A. dhe BERZH për gratë në biznes. 
Çmimi iu dorëzua drejtorit menaxhues të TEB Sh.A., Orcun Ozdemir gjatë takimit vjetor dhe Forumit të Biznesit të BERZH-it në Qipro
TEB dhe BERZH kanë filluar bashkëpunimin e tyre në kuadër të Programit për Gratë në Biznes në shkurt të vitit 2015.
Programi rrit qasjen në financa përmes linjave kreditore për bankat lokale si dhe përmes këshillave për biznese, trajnime dhe mbështetje për gratë ndërmarrëse dhe për bizneset e udhëhequra nga gratë.
Programi përfshin në vete financimin, asistencën teknike dhe zvogëlimin e riskut përmes mbulesës primare të humbjeve për institucionet lokale financiare si dhe shërbime të këshillimit për NVM të udhëhequra nga gratë.
TEB Sh.A. mbetet e përkushtuar për ngritjen e prezencës së grave në ndërmarrësi në Kosovë duke ofruar mundësi të ndryshme të favorshme për financim.


© TEB ShA