TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


29/06/2015

Dielli TEB Open 2015

Përkushtimi i bankës TEB për të rinjtë e Kosovës vjen si rezultat i përgjegjësisë sociale që ky institucion merr përsipër.




Përkushtimi i bankës TEB për të rinjtë e Kosovës vjen si rezultat i përgjegjësisë sociale që ky institucion merr përsipër. Pasi që sporti është aktivitet i shëndetshëm dhe efektiv për trupin dhe trurin e njeriut dhe duke e konsideruar numrin e madh të talentëve në Kosovë, banka TEB vazhdimisht i përkrah edhe tenistët e vendit.

Tashmë, TEB-i është përkrahëse e turneut të tenisit “Dielli TEB Open” për 6 vitet e fundit. Ky turne vitin e kaluar e shënoi edicionin e 14-të, por shtytja e dhënë nga kjo bankë ia ka rritur vlerën dhe profesionalizmin atij. Në këtë turne, garat zhvillohen në dy konkurrenca, në atë individuale dhe të çifteve.  Ndër pjesëmarrësit e turneut janë tenistët më të mirë nga ranglista e Kosovës.

Këto mbështetje që kjo bankë i bënë janë në pajtim të plotë me politikat e sponzorimit të TEB - BNP Paribas për t’i ndihmuar lojtarët e rinjë drejt suksesit në fushë, shkollë dhe jetë.


© TEB ShA