TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


17/08/2017

Biznese nga rajoni i Gjakovës përfitojnë nga “Akademia e Biznesit VII”

Kompani të shumta nga qyteti i Gjakovës dhe rrethina kanë përfituar nga konsulenca profesionale të organizuar nga Banka TEB Sh.A.




“Akademia e Biznesit VII” ka mbledhur biznese lokale të qytetit dhe rajonit të Gjakovës në Hotel Happy. Ligjërues ndërkombëta kanë sjellur konsulta dhe eksperienca të ligjërimit për pronar dhe menaxher biznesesh.

“Akademia e Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.

Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar.

Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.

Pas Pejës dhe Prishtinës, kjo është hera e tretë për këtë vit që Banka TEB ofroi shërbimin e Akademisë së biznesit për klientët e saj.

TEB Sh.A. Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA