TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


07/11/2017

Biznese nga Mitrovica përfituan nga Akademia e Biznesit IX

Qyteti i Mitrovicës ka qenë nikoqiri i nëntë i Akademisë së Biznesit që organizohet në kuadër të shërbimeve jo financiare nga Banka TEB Sh.A.




Pronar dhe menaxher të bizneseve nga rajoni i Mitrovicës kanë përfituar nga ligjërues ndërkombëtar dhe eksperienca e tyre në menaxhim biznesi.
“Akademia e Biznesit IX” është mbajtur të martën më 7 nëntor në restorantin, Va Piano.
Pjesa e parë e Akademisë ka konsistuar me ligjerata të përgjithshme nga konsulent ndërkombëtar, ndërsa ajo e dyta ka qenë e ndarë në dy punëtori.
“Akademia e Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.

Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar.
Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.
Pas Pejës, Prishtinës, Gjakovës e Ferizajt, kjo është hera e pestë për këtë vit që Banka TEB ofroi shërbimin e Akademisë së biznesit për klientët e saj.
TEB Sh.A. Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA