TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


28/07/2017

Banka TEB sërish në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Banka TEB do të vazhdoj të mbështesë Përfaqësuesen A të Kosovës. Pas përkrahjes së dhënë vitin e kaluar në kualifikimet për Eurobasket 2017, edhe këtë vit ka vendosur të mbështesë FBK-në në fazën e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.




Të enjten në zyre të FBK-së, kryetari Erolld Belegu dhe drejtori i përgjithshëm i bankës TEB, Orcun Ozdemir e kanë nënshkruar kontratën edhe për një vit tjetër.
Me këtë rast FBK ka organizuar edhe konferencë për media, ku të pranishëm kanë qenë edhe përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg dhe kapiteni, Dardan Berisha. Greenberg dhe Berisha kanë folur për fazën përgatitore të Përfaqësueses, për stërvitjet dhe për ndeshjet miqësore të zhvilluara, si dhe për atë çfarë na pret në ditët në vazhdim.
“Për ne është kënaqësi që banka TEB ka vendosur të na ndihmojë në këtë fazë të rëndësishme për federatën, pra në fazën e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës. Banka TEB tash e sa vite i ka dal krah FBK-së, andaj ne e falënderojmë për këtë përkrahje të parezervë”, tha Erolld Belegu, kryetar i FBK-së.

Orcun Ozdemir, drejtor i përgjithshëm i Bankës TEB foli në lidhje me përkrahjen. “Ne jemi shumë të lumtur që sërish do të mbështesim Përfaqësuesen A të Kosovës dhe po besojmë se pas ndeshjeve kualifikuese të vitit të kaluar për Eurobasket, ku Kosova nuk u kualifikua, sivjet kjo do të ndodh. Besojmë fuqishëm se Kosova këtë herë do të jetë edhe më e fortë dhe më e gatshme për këto ndeshje shumë të rëndësishme”.
“Në të njëjtën kohë besojmë shumë se palestra do të jetë e stërmbushur në mënyrë që të Kosova të ketë përkrahje sa më të madhe dhe kështu do ta kaloj këtë rang të kualifikimeve dhe do të vazhdoj tutje garat në muajin nëntor”.
Dardan Berisha, kapiten i Përfaqësueses së Kosovës falënderoj bankën TEB për përkahje. “Së pari e falenderojmë bankën TEB, e cila edhe sivjet ka vendosur të na mbështesë në këtë fazë shumë të rëndësishme të Përfaqësueses. Kjo ne na motivon shumë për të punuar me intensitet edhe më të lartë në mënyrë që t’ia kthejmë këtë besim njërit prej sponsorëve tanë më të rëndësishëm”.
“Në aspektin profesional jemi përgatitur mjaft mirë, besoj se ndeshjet miqësore që i kemi zhvilluar na kanë ndihmuar të shohim më për së afërmi formën tone”, tha ai.
Përfaqësuesja jonë do të bëjë gara në Grupin C së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Maqedonisë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 20:15.


© TEB ShA