TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


12/03/2015

Banka TEB hapi degën më të re Premium në sheshin Zahir Pajaziti

Në vazhdën e politikës së saj për të qenë sa më afër klientëve, Banka TEB hapi degën më të re Premium në qendër të Prishtinës.

Dega e re ofron shërbime Premium për klientët si dhe një gamë të gjerë të shërbimeve bankare, si operacione të përditshme për pagesë dhe udhëheqje të llogarisë për transaksione, kartela debiti dhe kredie, kursim në valuta të ndryshme me shkallë tërheqëse dhe fikse të interesit, si dhe produkte kreditore me kushte të volitshme.

Hapja e kësaj dege padyshim që është vazhdimësi e zgjerimit të bankës me degë te reja, duke kujtuar edhe hapjen e tri degëve të tjera gjatë vitit 2014. Përfshirë këtë degë, numri degëve të bankës TEB në tërë Kosoven ka arritur në numrin 26. Që të gjitha degët janë të pajisura me teknologji dhe standarde të larta evropiane, përfshirë ketu edhe bankomatet.

Banka TEB, si njëra ndër bankat më të mëdha në vend, gjatë gjithë kohës përkushtohet në zhvillimin e produkteve inovative që krijojnë mundësi të reja për klientët e saj, duke ofruar gatishmëri për mbështetje financiare në realizimin e qëllimeve të tyre.


© TEB ShA