TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


28/06/2017

TEB Sh.A. dhe Telekomi i Kosovës sjellin përralla falas për fëmijë

Bashkëpunimi më i ri ndërmjet Bankës TEB Sh.A. dhe Telekomit të Kosovës sjellë dëgjimin e përrallave pa pagesë duke thirrur në numrin 0800 23000.




Një memorandum i nënshkruar ndërmjet Bankës TEB Sh.A. dhe Telekomit të Kosovës ka sjellur për herë të parë në Kosovë shërbimin e dëgjimit të përrallave falas për fëmijë.
Projekti është zyrtarizuar solemnisht në kopshtin e fëmijëve, “Foleja e jonë” me nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të TEB Sh.A., Orcun Ozdemir dhe drejtorit të përgjithshëm të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Numri në shërbim të këtij projekti në Kosovës është 0800 23000, ku pasi të thirret mund të përzgjedhen ndërmjet shtatë përrallave dhe tri vjershave të dedikuara enkas për fëmijë nga të gjitha llojet e telefonave pa asnjë kosto të thirrjes pa marrë parasysh nga numrat celular apo statik të Telekomit të Kosovës.
Bashkëpunimi ndërmjet TEB Sh.A. dhe Telekomit të Kosovës i dedikohet komunitetit të fëmijëve në Kosovë dhe është i vetmi i këtij lloji.
TEB, bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA