TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


11/07/2017

Bajraliu mbrojti titullin në Dielli TEB Open 2017

Tenisti prishtinas ka fituar për herë të tretë në turneun më të njohur të tenisit në Kosovë, Dielli TEB Open 2017.




Granit Bajraliu ka shkruajtur për herë të tretë emrin e tij në mesin e 16 fituesve të turneut të tenisit, Dielli TEB Open 2017. Ai në finale ka mposhtur tenistin prizrenas, Burim Bytyqi në tre sete me rezultatin 6:3, 4:6, 6:1.

Dueli ishte mjaft interesante me pikë që zgjatnin ndonëse u zhvillua në një kohë shumë të nxehtë.
Dy tenistët ofruan lojën e tyre më të mirë, por ishte Bajraliu ai që në fund ngriti kupën e kampionit, deri sa Bytyqi në setin e tretë pësoi edhe një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë.
Në duelet e kombinuara, triumfoi dyshja Diell Mehmeti dhe Tim Roetman.


© TEB ShA