TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


22/09/2017

Akademia e Biznesit VIII në Ferizaj

Më 3 tetor 2017, Banka TEB Sh.A do të organizojë “Akademinë e Biznesit VIII” në Ferizaj në kuadër tëshërbimkeve jofinanciare për kompanitë vendore.




Menaxher dhe pronar të bizneseve të ndryshme do të përfitojnë nga ekspertiza që do të sjellë Banka TEB Sh.A. në Ferizaj më 3 tetor në Restorant Freskia.
“Akademia e Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.
Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar.
Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.
Pas Pejës, Prishtinës e Gjakovës, kjo është hera e katërtë për këtë vit që Banka TEB ofron shërbimin e Akademisë së biznesit pëtr klientët e saj.
Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në dy degët e TEB Bankës në Ferizaj edhe nëpërmjet rrjetit social në internet, Facebook (https://www.facebook.com/BankaTEB/).
TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA