TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


05/04/2017

“Akademia e Biznesit VI” në Prishtinë

Më 12 prill 2017, Banka TEB Sh.A do të organizojë “Akademinë E Biznesit VI” në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.




“Akademia e Biznesit VI” e organizuar nga Banka TEB SH.A. do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Akademia me ligjërues të huaj dhe e asistuar me punëtori i dedikohet klientëve të bankës dhe do të fillojë në orën 09:30 në Swiss Diamond Hotel Prishtina.

“Akademia E Biznesit” është pjesë e shërbimeve jo-financiare të cilat Banka TEB Sh.A. i ofron klientëve të saj me qëllim shpërndarjen e praktikave bashkëkohore të bërit biznes dhe ngritjen e kapaciteteve.

Objektivi i kësaj akademie, sikur edhe i atyre të kaluara, është të ofrojë për të gjithë pjesëmarrësit mundësi të reja për të shkëmbyer përvoja me profesorë dhe konsulentë të shquar.

Ky aktivitet ka për qëllim të përgatisë bizneset për mundësitë dhe qëllimet e reja të cilat mund të lindin në të ardhmen.

TEB Sh.A. Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA