TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

TEB dhe Vala sjellin ofertë të re në treg

TEB dhe Vala sjellin ofertë të re në treg

Expired: 09/09/2016

Për çdo mbushje të Vala Top-up nga aplikacioni TebMobile përfitoni internet falas.


Banka TEB Sh.A. dhe Vala Telekomi i Kosoves kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshje për shërbime të kombinuara për klientët e tyre.

Sipas marrëveshjes së arritur të gjithë përdoruesi e aplikacionit, TebMobile me rastin e mbushjeve Top-up të telefonave të tyre me numrat e Vala Pre-Paid do të përfitojnë internetit falas. Ofertë është vlefshme për 3 mbushje brenda 1 muaji.

Drejtori ekzekutiv i TEB Sh.A., Ayhan Albeyoglu foli para gazetarëve për shërbimin e ri, duke potencuar rëndësinë e saj për klientët e të dy palëve.

“Ashtu siç e dini, para një viti ne e kemi lansuar aplikacionin tonë mobil ‘TEB mobile’ dhe jo vetëm me iOS por po ashtu edhe në versionin Android, tashmë jemi duke i mbuluar të gjitha llojet e telefonave mobil. Ne do të donim t’i zgjeronim shërbimet tona në aplikacione telefonike, jo vetëm shërbimet bankare, por po ashtu e dimë se shërbimet e mëdha të komunikimit vijnë nga operatorët, që është gjëja më e rëndësishme natyrisht. Dhe me këto telefona çdo ditë po rritet përdorimi i internetit në shoqëri. Ne jemi shumë të lumtur që po kombinojmë shërbimet tona, natyrisht ne i sigurojmë shërbimet e Valës dhe ata po ashtu na i sigurojnë shërbimet neve. Ky është një bashkëpunim shumë i mirë. Dhe kjo është një faze e re e zgjerimit të bashkëpunimit tonë për të gjithë kosovarët që e përdorin Valën dhe shërbimet e saj për të komunikuar. Kështu që kjo kampanjë është shumë e mirë”, tha Albeyoglu.

Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i TK-së, Agron Mustafa, tha se kjo marrëveshje është vazhdim i bashkëpunimit me TEB bankën, dhe kjo paraqet një hap të rëndësishëm tutje.

“Marrëveshja e sotme ka për qëllim rritjen e shërbimeve dhe rritjen e disa produkteve të cilat klientët e përbashkët me rastin e marrjes së tyre do të kenë edhe disa bonuse të tjera shtesë. Në veçanti flasim për shërbimet e 4G, apo shërbimet e internetit të shpejtë të cilat shërbime po kërkohen dita ditës më shumë. Marrëveshja e sotme dëshmon se investimet e bëra në këtë fushë apo në teknologjinë e 4G në Telekomin e Kosovës, kanë qenë investime të qëlluara. Jo rastësisht tani jemi në zgjerimin apo zhvillimin e tyre, ku tentojmë që deri në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm të kemi mbulueshmëri prej 90 për qind të viseve të banuara të vendit tonë”, tha Mustafa.

 


© TEB ShA